Investimet e huaja direkte
Ne ofrojmë analiza ligjore për mbrojtjen dhe sigurinë ligjore të investimeve të huaja në Kosovë, të gjitha analizat tona mbështeten në rregullat e UNICITRAL-it. Qëllimi ynë kryesor është të i mbrojmë investitorët e huaj duke i’u ofruar të drejta dhe garanci themelore, ivestitorët dhe invenstimet e tyre mbrohen dhe trajtohen në mënyrë të drejtë në pajtim me standarted dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare.
Ne analizojmë dhe paralajmrojmë klientët tanë për mundësinë e ndonjë veprimi apo mosveprimi të paarsyshëm, të ndonjë diskriminimi në veprimtari, menaxhim, shfrytëzim apo largim të organizatës së huaj investuese. Gjithashtu, ofrojmë këshilla ligjore edhe për zbatimin e investimeve sipas standarteve për mbrojtjen e ambientit dhe për mosmarrëveshjet dhe pretendimet që mund të shfaqen para apo gjatë investimeve të huaja në Kosovë.
Në rastet e shfaqjes së pengesave apo parregullsive në procesin e investimeve të huaja, ne ofrojmë këshilla ligjore për kompenzimin e dëmit të shkaktuar pa fajin e investitorit, sidomos në rastet e shpronësimit pas investimeve të huaja. Në këto raste ne do të këshillojmë dhe përfaqësojmë klientët tanë përpara procedurave gjyqësore vendore apo ndërkomëtare, përpara arbitrazhit vendor apo ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që rrjedhin nga investimet e huaja dhe për të kërkuar kompenzimin e dëmit të shkaktuar me veprimet e institucioneve shtetërore.