Rreth nesh

Agron SELIMAJ ka te përfunduar Fakultetin Juridik, ne Universitetin e Prishtinës ne vitin 2002. Karrierën e fillon ne Gjykatën Komunale te Prishtinës, ne cilësinë e praktikantit te gjykatës ne vitet 2003 – 2004. Pas përfundimit te praktikes profesionale, vazhdon punën e juristit ne Fondacionin zviceran për drejtësi “Terre des Hommes” ne vitet 2004 – 2005.

Ne vitin 2005 pranohet ne Zyrën e Auditorit te Përgjithshëm ne cilësinë e këshilltarit ligjor. Ne ndërkohë, ne vitin 2006 përfundon provimin e jurisprudencës dhe pas një kohe kalon ne Departamentin e Drejtësisë se UNMIK, Njësia e Inspektimit Gjyqësor ne cilësinë e auditorit gjyqësor deri ne vitin 2007 dhe pastaj ne Kompaninë e Sigurimeve INSIG, dega ne Kosove ne cilësinë e avokatit te kompanisë.

Me 17 mars 2007 hap zyrën e avokatisë ne Prishtine dhe ushtron profesionin e avokatit deri me 9 shtator 2009 kur edhe emërohet zyrtar i lart publik. Këto pozita i ushtron deri me datën 2 shkurt 2017. Prej datës 17 mars 2017, ne 10 vjetorin e licencimit i kthehet përsëri profesionit te avokatit.

 

Hilmi JASHARI In-house counsel – ekspert i drejtësisë me karrierë profesionale ekskluzivisht ne fushën e te drejtave dhe lirive te njeriut. Aktualisht është i angazhuar ne shumë projekte ndërkombëtare dhe vendore për drejtësinë administrative dhe kushtetuese.

Kuvendi i Kosoves e ka votuar z.Hilmi Jashari Avokat te Popullit ne 2015 dhe ka sherbyer deri ne 2020, dhe gjatë kësaj periudhe ky institucion është shpallur me i besueshmi ne Ballkan. Gjatë viteve 2010-2015 ka udhëhequr zyrën ligjore te Programit për te drejtat civile. Kurse, nga viti 2005 e deri ne 2009 ka qene i emëruar Ombudperson i Kosovës nga Përfaqësuesi i Kombeve te Bashkuara ne Kosovë, e qe paraprakisht nga viti 2001-2005 ka shërbyer ne pozitën e Drejtorit te Ombudspersonit ndërkombëtar ne Kosovë.

 

Fllanza HAKAJ është juriste e diplomuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit te Prishtinës dhe aktualisht duke ndjekur studimet master ne drejtimin civil.

Karrierën profesionale e ka  filluar ne cilësinë e praktikantes në zyrën përmbarimore dhe nga janari 2020 i është bashkangjitur zyrës tonë te avokatisë SELIMAJ Legal Consulting ne cilësinë e bashkëpunëtores profesionale.

Fllanza është njohëse e mirë e gjuhës angleze dhe ka marr pjesë ne trajnime te shumta për ofrimin e shërbimeve ndaj klientëve, themelimin dhe planifikimin e aktiviteteve te biznesit, arkivimin e dokumentacioneve, etikes ne punë dhe trajnime tjera ligjore.