Industria e sigurimeve dhe ri sigurimeve
Rreziqet neper botë po shtohen çdo ditë e me shumë. Industria e sigurimeve po përjeton zhvillimin te hovshëm, por gjithashtu po detyrohet te paguaj shuma te mëdha për demet dhe sigurimet e kontraktuara. Ndryshimet e shpeshta politike, shoqërore, ekonomike dhe teknologjike kanë bere te krijohet pa siguri edhe ne industrinë e sigurimeve.
Ne ofrojmë shërbime juridike dhe përfaqësime për kompanitë e sigurimeve dhe ri sigurimeve ne vend dhe jashtë ne te gjitha rastet e nevojshme. Pasiguria ne treg dhe lëvizjet e shpeshta te legjislacionit te sigurimeve bëjnë qe klientët tanë te kërkojnë analiza ligjore profesionale dhe objektive. Ne ofrojmë këshilla për ti përballuar dhe tejkaluar sfidat neper te cilat mund te kalojnë kompanitë e sigurimeve dhe ri sigurimeve. Ne bashkëpunojmë me klientët tanë për te qenë te gatshëm për ndryshimet, te papriturat dhe ngjarjet qe mund te ndodhin.
Ne ofrojmë shërbime dhe këshilla ligjore ne procedurat për aplikim për kompani te sigurimeve, këshillojmë për rregullativën ligjore te sigurimeve dhe ri sigurimeve, ne hapjen e degëve te kompanive te huaja ne vendin tonë, përcjellën e ndryshimeve ligjore nga industria e sigurimeve, mbajtjen e klientëve te informuar për trendët e sigurimeve. Klientëve tanë ju ofrojmë edhe zgjidhje kreative dhe këshilla ligjore për hyrjen ne tregun e sigurimeve dhe për zbatimin e projekteve nga industria e sigurimeve.
Bashkimi i eksperiencës se sigurimeve dhe ekspertizës ligjore, i jep punës tone atraksion dhe mundësi për te arritur ngritjen dhe zhvillimin e biznesit. Ne ofrojmë edhe përfaqësim para organeve administrative dhe gjyqësore për te mbrojtur dhe avancuar interesin e klientit.