Prokurimet

Ne ofrojmë shërbime dhe këshilla ligjore për procedurën e prokuimit, me qëllim të rritjës së kursimeve dhe formulimit më të mirë të strategjive financiare, kështu reduktojmë rrezikun dhe rrisim përfitimet për klientët tonë.

Ne ofrojmë shërbime ligjorë për subjektët vendor dhe ndërkombëtar, në bashkëpunojmë me institutcione qeveritare, me organizata private dhe publike dhe me sektorin e biznesit privat, duke përfshirë të gjitha aspektet e legjislacionit të prokurimit publik dhe legjislacionit tjetër relevant në Kosovë. Ne jemi mjaftushëm inovativ për të punuar në mënyrë pro-aktive për t’i mbrojtur interesat e klientëve tonë dhe për t’i përfaqësuar ata në projekte komplekse të prokurimeve. Gjithashtu, ne oforjmë këshillime konsulente me kompetencë ligjore dhe strategjike dhe qasje praktike të problemeve të prokurimit, edhe në rastet e partneritetit publiko privat, privatizimeve, agjencive ndërkombëtare dhe institutcioneve të tjera në vend.

Ne ofrojmë shërbimet tona duke u bazuar në trendet ligjore dhe në legjislacionin tjetër sekondar në fushën e prokurimit. Ndër të tjera, ne oforjmë shërbime ligjore procesin e tenderimit, për kërkesat për dokumentacionin e nevojshëm për tenderim, këshilla në procese të para-kualifikimit, hartimin e shkresave dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm në fusha specifike dhe të përgjithshme, këshilla gjatë procesit të prokurimit, në kërkesat e tenderuesve dhe përgjigjet e tenderuesve, dokumentacionin tenderues dhe negociatat tjera të nevojshme gjatë gjithë procesit të prokurimit.

Ne oforjmë edhe shërbime ligjore para operatorëve ekonomik, oragnit administrativ të shkallës së dytë dhe përmes padisë në procedurën gjyqësore.