Doganat

Në fushën e legjislacionit doganor, Zyra jonë e avokatise zë një rol udhëheqës duke ofruar këshilla ligjore për t’iu përshtatur rregulloreve kombëtare e ndërkombëtare të tregtisë.

Nga sigurimi i përputhshmërisë së importit dhe eksportit deri te trajtimi i klasifikimeve të tarifave dhe vlerësimit doganor, ekipi ynë është i gatshëm në ofrimin e këshillave të personalizuara për biznese të angazhuara në transaksione ndërkufitare. Ne jemi te specializuar në udhëzimin e klientëve nëpër procedurat doganore, adresimin e çështjeve të lidhura me detyrimet dhe tatimet, dhe sigurimin e përputhshmërisë ne vazhdimësi me ligjet doganore.