Shërbimet ne çështjet qeveritare dhe publike

Për shkak te procedurave burokratike shtetërore, shpesh bizneset marri rreziqe te panevojshme dhe përballen me neglizhencën dhe shtyrjen te panevojshme te obligimeve shtetërore karshi bizneseve.

Ne ofrojmë shërbime ligjore dhe përfaqësojmë klientët tanë para institucioneve te Kosovës, për te krijuar dhe mbajtur marrëdhëniet kontraktuese dhe ne te gjitha rastet qe mund te ndikohen nga interesi i dyanshëm sipas legjislacionit relevant.

Ne ndihmojmë klientët për te mbajtur dhe përcjell komunikimet korrekte me zyrtaret shtetëror, vendim marrësit dhe zyrtaret e tjerë qe mund te ndikojnë ne interesin dhe aktivitetin biznisor te klientëve tanë. Gjithashtu, përfaqësojmë klientët tanë edhe ne negociatat e mundshme me organet shtetërore.

Përmes këshillave ligjore dhe përfaqësimeve ne mbrojmë interesat e klientëve tanë para organeve ligjdhënëse, ekzekutive dhe atyre gjyqësore. Ne ofrojmë shërbimet për monitorim te legjislacionit te caktuar, zhvillimet e ligjshmërisë dhe zgjidhjet e mundshme ligjore për interes te klientëve tanë.

Përmes këshillave dhe analizave te caktuara ligjore ne ndihmojmë edhe ne analizim te rezultateve te caktuara dhe bashkërendim te interesave te klientëve tanë me iniciativat qeveritare dhe te shërbimeve publike.