Zyra e avokatisë 'SELIMAJ Legal Consulting'

Hilmi JASHARI

  • Group:Stafi

Hilmi JASHARI

Hilmiu është ekspert juridik dhe profesionist i shquar në fushën e të drejtave të njeriut, me mbi dy dekada eksperiencë në promovimin dhe zhvillimin e standardeve demokratike në Kosovë dhe rajon. Ai ka shërbyer si Avokat i Popullit, dhe kishte udhëhequr institucionin me përkushtim dhe integritet te lart në zbatimin e mandateve kushtetuese dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Gjatë karrierës së tij, ka mbajtur pozita kyçe në institucione vendore dhe ndërkombëtare duke dhënë kontribut të çmuar në hartimin e politikave dhe reformave ligjore.

Hilmiu është autor i shumë publikimeve profesionale dhe pjesëmarrës në konferenca vendore dhe ndërkombëtare.

Me ekspertizën e tij të gjerë dhe përvojën e konsoliduar në fushën ligjore dhe institucionale, ai mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të mëtejshëm të drejtësisë, forcimit të mekanizmave mbrojtës dhe promovimit të vlerave themelore të drejtave të njeriut në shoqëri.

Hilmiu është bashkëpunëtor i jashtëm/ekspert i zyrës se avokatisë Selimaj Legal Consulting.