Zyra e avokatisë 'SELIMAJ Legal Consulting'

Dr. Hermanni është arbitër dhe avokat i licencuar me përvojë mbi tridhjetë vjeçare në praktikën ligjore ndërkombëtare, dhe kombinon ekspertizën profesionale në fushën e transaksioneve tregtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, veçanërisht përmes arbitrazhit dhe ndërmjetësimit. Pas fillimeve në firmën ndërkombëtare Freshfields dhe bashkë themelimit të zyrës ligjore të Arthur Andersen në Gjermani, ai ka ndërtuar reputacion për qasje strategjike dhe kuptim të thellë të çështjeve financiare e tregtare.
Dr. Knott ka përfaqësuar ne shumë procese te arbitrazheve ndërkombëtare nën rregullat e institucioneve si DIS, SIAC, ICC dhe HKIAC, duke trajtuar mosmarrëveshje komplekse tregtare, partneritetet komerciale ndërkombëtare, dhe çështje që lidhen me sanksionet e BE-së ndaj shteteve te caktuara. Ai njihet për qasjen analitike dhe efektive në menaxhimin e rasteve të ndërlikuara juridike ndërkombëtare.
Është anëtar i shumë instituteve prestigjioze të arbitrazhit, përfshirë Chartered Institute of Arbitrators, dhe shërben në panele ndërkombëtare. Gjithashtu, ligjëron rregullisht për praktikat më inovative dhe efikase të arbitrazhit.
Dr.Hermann është avokat/bashkëpunëtor i jashtëm i zyrës se avokatisë Selimaj Legal Consulting.