Zyra e avokatisë 'SELIMAJ Legal Consulting'

Doruntina MEHA

  • Group:Stafi

Doruntina MEHA

Doruntina është juriste me përvojë në fushën e së drejtës civile, përmbarimit dhe të drejtës ndërkombëtare. Në fillimet e karrierës së saj, ka monitoruar raste të krimeve të luftës pran gjykatave, duke fituar njohuri të rëndësishme mbi çështje të drejtësisë tranzicionale.

Gjatë praktikes njëvjeçare profesionale ne gjykatë, Doruntina ka mbështetur punën e gjyqtarëve ne administrimin e lëndëve, dhe me pastaj ka vazhduar ne zyrën përmbarimore duke menaxhuar trajtimin dhe përmbarimin e vendimeve gjyqësore.

Rruga e saj profesionale është zgjeruar edhe në firmat tjera ligjore, edhe ne trajtimin e rasteve civile dhe komerciale.

Në zyrën tone te avokatisë, Doruntina sjell profesionalizëm, përkushtim dhe integritet, duke i qëndruar besnike misionit të saj, mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të klientëve me standarde të larta ligjore dhe etike.