Zyra e avokatisë 'SELIMAJ Legal Consulting'

Aulonë SINANI

  • Group:Stafi

Aulonë SINANI

Aulona ka te përfunduar provimin e jurisprudencës dhe  karrierën e saj e ka ndërtuar në sektorin privat, duke fituar përvojë të vlefshme në fushën e avokatisë përmes ofrimit të ndihmës juridike në çështje penale, familjare dhe civile.

Që nga fillimi i punës në vitin 2023 pranë zyrës së avokatisë “Selimaj Legal Consulting” SH.P.K, Aulona ka zgjeruar njohuritë dhe ekspertizën e saj në çështje komerciale, prokurimit dhe të marrëdhënieve të punës. Është e përfshirë në përgatitjen e dokumenteve ligjore, përfaqësimin në seanca gjyqësore dhe ofrimin e mbështetjes profesionale për klientët dhe bashkëpunëtorët e kompanive vendore dhe ndërkombëtare.

Përveç angazhimeve juridike, Aulona ka dëshmuar profesionalizëm të lartë në menaxhimin dhe trajtimin e lendeve te zyrës, ndërtimin e marrëdhënieve me klientët dhe bashkëpunëtorët, qasje praktike dhe zgjidhje te qëndrueshme dhe kompetente për klientët.