Zyra e avokatisë 'SELIMAJ Legal Consulting'

Agron SELIMAJ

  • Group:Stafi

Agron SELIMAJ

Agroni është avokat me përvojë të gjerë profesionale në fushën e të drejtës dhe menaxhimit ligjor, me më shumë se dy dekada angazhim në sektorin publik dhe privat. Ai është themelues dhe drejtor i “SELIMAJ Legal Consulting” LLC, ku udhëheq me integritet dhe profesionalizëm në ofrimin e shërbimeve ligjore për biznese dhe institucione.

Gjatë karrierës së tij, ka ushtruar funksione të rëndësishme në sektorin ligjor, përfshirë përfaqësimin e kompanive vendore dhe ndërkombëtare në çështje komerciale, civile dhe administrative.

Ai është arbitër i licencuar dhe anëtar aktiv i Këshillit Drejtues të Arbitrazhit pranë Odes Ekonomike Amerikane ne Kosovë dhe trajner i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës. Përveç angazhimit ligjor, ka kontribuar në zhvillimin profesional të komunitetit juridik përmes trajnimeve në fushat e etikës, barazisë gjinore dhe administrimit të drejtësisë.

Nëpërmjet përvojës së gjerë dhe qasjes se kujdesshme profesionale ndaj çdo rasti, Agroni mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve afatgjata dhe ofrimin e shërbimeve juridike cilësore. Ai është gjithmonë i hapur për bashkëpunime të reja dhe ofrimin e zgjidhjeve efikase ligjore që i përgjigjen nevojave dhe interesave të klientëve me standardet më të larta të profesionalizmit.