Procesi i shpërbërjes vullnetare apo falimentimit të një shoqërie tregtare kërkon një kombinim të njohurive të thella juridike dhe menaxhimit të kujdesshëm të aspekteve ligjore, financiare, marrëdhënies e punës dhe tatimore.
Zyra jonë ofron mbështetje të plotë profesionale në çdo fazë të këtij procesi, duke siguruar që çdo hap të ndërmerret në përputhje me ligjin dhe në mënyrën më efikase për klientin.
Në rastet e shpërbërjes vullnetare, ndihmojmë klientët në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për mbylljen ligjore të aktivitetit të shoqërisë, përfshirë vendimet e organeve drejtuese, njoftimin e institucioneve përkatëse, ashtu që synimi ynë është të garantojmë një proces të qetë dhe pa komplikime, duke minimizuar rreziqet ligjore dhe financiare.
Në rastet e falimentimit, ofrojmë përfaqësim para gjykatave kompetente dhe autoriteteve përkatëse, si dhe këshillim në menaxhimin dhe zbatimin e detyrimeve që burojnë nga procedura e falimentimit. Zyra jonë vepron me transparencë të plotë, profesionalizëm dhe përkushtim për të mbrojtur interesat e klientëve tanë në çdo fazë të procesit.