Zyra e avokatisë 'SELIMAJ Legal Consulting'

Ne ofrojmë shërbime dhe këshilla ligjore për procedurën e prokurimit, me qëllim të rritjes së kursimeve dhe formulimit më të mirë të strategjive financiare, kështu reduktojmë rrezikun dhe rrisim përfitimet për klientët tonë.

Ne ofrojmë shërbime ligjorë për subjektet vendore dhe ndërkombëtar, në bashkëpunojmë me institucione qeveritare, me organizata private dhe publike dhe me sektorin e biznesit privat, duke përfshirë të gjitha aspektet e legjislacionit të prokurimit publik dhe legjislacionit tjetër relevant në Kosovë.

Ne jemi mjaftueshëm inovativ për të punuar në mënyrë pro-aktive për t’i mbrojtur interesat e klientëve tonë dhe për t’i përfaqësuar ata në projekte komplekse të prokurimeve. Gjithashtu, ne ofrojmë këshillime konsulentë me kompetencë ligjore dhe strategjike dhe qasje praktike të problemeve të prokurimit, edhe në rastet e partneritetit publiko privat, privatizimeve, agjencive ndërkombëtare dhe institucioneve të tjera në vend.

Ne ofrojmë shërbimet tona duke u bazuar në trendet ligjore dhe në legjislacionin tjetër sekondar në fushën e prokurimit. Ndër të tjera, ne ofrojmë shërbime ligjore për procesin e tenderimit, për kërkesat për dokumentacionin e nevojshëm për tenderim, këshilla në procese të para kualifikimit, hartimin e shkresave dhe dokumentacionin tjetër të nevojshëm në fusha specifike dhe të përgjithshme, këshilla gjatë procesit të prokurimit, në kërkesat e tenderuesve dhe përgjigjet e tenderuesve, dokumentacionin tenderues dhe negociatat tjera të nevojshme gjatë gjithë procesit të prokurimit.

Ne ofrojmë edhe shërbime ligjore para operatorëve ekonomik, organit administrativ të shkallës së dytë dhe përmes padisë në procedurën gjyqësore.