Në një treg pune dinamik, respektimi i legjislacionit të punës është thelbësor për çdo biznes.
Zyra jonë e avokatisë ka zhvilluar ekspertizë të konsiderueshme në fushën e kontesteve te punës dhe është në një pozicion të fortë për të ofruar këshilla praktike dhe zgjidhje efikase për çdo lloj çështjesh nga marrëdhënia e punës dhe të lidhura me punën që kompanitë mund të përballen, qofshin ato në karakter kontestues apo në hartimin e politikave dhe procedurave të punës, si dhe në përpilimin e dokumenteve nga marrëdhënia e punës.
Shërbimet tona përfshijnë dhënien e këshillave për çështje të ndryshme kontestuese, këshillimin mbi zbatueshmërinë e legjislacionit për klientët tanë, si dhe krijimin e strategjive për adresimin e çështjeve potenciale kontestuese, përfshirë çështjet që kërkojnë procedura disiplinore ose marrëveshje. Kompani vendore, dhe disa kompani ndërkombëtare, kemi ndihmuar ne zbatimin e legjislacionit te punës gjatë procesit te shpërbërjes vullnetare te tyre.