Zyra e avokatisë 'SELIMAJ Legal Consulting'

Ofrimi i mbështetjes ligjore për klientë në të gjitha fazat e procesit gjyqësor mbetet një ndër shtyllat kryesore të punës sonë. Me qasje profesionale dhe analizë të detajuar të çdo rasti, sigurojmë që çdo hap i ndërmarrë në procedurë të mbështetet në argumente të forta ligjore dhe prova të qëndrueshme, duke synuar rezultate konkrete dhe afatgjata.

Ne ofrojmë këshilla profesionale si dhe përgatisim strategjinë më efikase për mbrojtjen e interesave të klientëve tanë në procedurat gjyqësore në marrëdhëniet komerciale, të detyrimeve, marrëdhëniet e punës, familjare, prindërore dhe pasurore, marrëdhëniet jo kontestimore, shpronësimet, procedurat administrative, doganore dhe tatimore, si dhe të gjitha shërbimet për shoqëritë tregtare vendore dhe ndërkombëtare.