Ne ofrojmë analiza ligjore për mbrojtjen dhe sigurinë ligjore të investimeve të huaja në Kosovë, të gjitha analizat tona mbështeten në rregullat e UNICITRAL-it. Qëllimi ynë kryesor është të i mbrojmë investitorët e huaj duke i’u ofruar të drejta dhe garanci themelore, investitorët dhe investimet e tyre mbrohen dhe trajtohen në mënyrë të drejtë në pajtim me standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare.
Ne analizojmë dhe paralajmërojmë klientët tanë për mundësinë e ndonjë veprimi apo mosveprimi të paarsyeshëm, të ndonjë diskriminimi në veprimtari, menaxhim, shfrytëzim apo largim të organizatës së huaj investuese. Gjithashtu, ofrojmë këshilla ligjore edhe për zbatimin e investimeve sipas standardeve për mbrojtjen e ambientit dhe për mosmarrëveshjet dhe pretendimet që mund të shfaqen para apo gjatë investimeve të huaja në Kosovë.
Në rastet e shfaqjes së pengesave apo parregullsive në procesin e investimeve të huaja, ne ofrojmë këshilla ligjore për kompensimin e dëmit të shkaktuar pa fajin e investitorit, sidomos në rastet e shpronësimit pas investimeve të huaja.
Në këto raste ne do të këshillojmë dhe përfaqësojmë klientët tanë përpara procedurave gjyqësore vendore apo ndërkombëtare, përpara arbitrazhit vendor apo ndërkombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që rrjedhin nga investimet e huaja dhe për të kërkuar kompensimin e dëmit të shkaktuar me veprimet e institucioneve shtetërore.