Zyra e avokatisë 'SELIMAJ Legal Consulting'

Industria e energjisë çdo ditë përballet me sfida, dhe kërkesat për shfrytëzim po rriten për çdo ditë.

Me qasje pro aktive dhe shumë dimensionale, ne bashkëpunojmë me shumë biznese vendore dhe ndërkombëtare, institucione vendore dhe ndërkombëtare qeveritare dhe jo-qeveritare dhe me kompanitë e energjisë për të ofruar analiza kompetente dhe profesionale ligjore. Qëllimi ynë është t’i konvertojmë këto sfida në mundësi për investime të vlefshme dhe fitimprurëse.

Për klientët tanë ne ofrojmë ekspertiza kompetente lidhur me legjislacionin primar dhe sekondar të energjisë, ndihmojmë në negociatat e mundshme me institucione publike dhe private për investime në industrinë e energjisë, këshillojmë për kujdesin e shtuar ndaj procedurave burokratike gjithashtu ndihmojmë në përgatitjen e dokumentacioneve relevante ligjore.