Ofrimi i këshillimit në themelimin, funksionimin dhe transformimin e shoqërive tregtare është një ndër fushat ku ofrojmë ekspertizë të plotë. Klientët tanë marrin mbështetje në përgatitjen e akteve themelore, marrëveshjeve ndërmjet ortakëve, ndryshimeve statutore, si dhe në çështje që lidhen me menaxhimin e aksioneve dhe përputhshmërinë me ligjin.
Synimi ynë është që çdo kompani të ketë bazë ligjore të qëndrueshme dhe fleksibilitet për zhvillim të mëtejshëm.