Zyra jonë e avokatisë ofron shërbime profesionale dhe gjithëpërfshirëse në fushën e pronësisë industriale, duke mbështetur klientët vendas dhe ndërkombëtarë në të gjitha fazat e mbrojtjes së të drejtave të tyre.
Ne asistojmë në regjistrimin dhe mbrojtjen e markave tregtare, patentave, dizajnëve industrialë, si dhe ndërmarrim të gjitha veprimet administrative, ligjore dhe civile të nevojshme për të garantuar mbrojtjen e e te drejtave nga pronësia industriale.
Si përfaqësues të autorizuar dhe të regjistruar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ne ofrojmë përfaqësim profesional dhe këshillim në çdo proces, duke siguruar që klientët tanë të kenë mbrojtje të plotë dhe siguri juridike maksimale. Ekspertiza jonë përfshin gjithashtu monitorimin e tregut, identifikimin e shkeljeve të të drejtave të pronësisë industriale dhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore për adresimin e tyre.